Skenari për vrasjen e kreut të PD-së, ja reagimi i ish-Kryeministrit…

Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e sotme atë që është cilësuar muaj më parë si një skenar për eliminimin e kreut të PD-së, Lulzim Basha, gjatë kohës që ishte ngritur “çadra e lirisë” në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Berisha tha në studion e Ora News se nëse kjo është e vërtetë pas tyre fshihet Edi Rama.

“Në qoftë se dy persona vijnë për të vrarë liderin e opozitës dhe shpallen nongrata ato i ka futur qeveria, ata janë vrasës të paguar të qeverisë.

Nëse është e vërtetë kjo, atëherë është Edi Rama prapa tyre dhe është Edi Rama që ka dashur të vrasë liderin e opozitës.

E kam lexuar që u shpallën non-grada dhe nëse është e vërtetë, atëherë si ka mundësi që Kryeministri të shpallë non grada dy persona që kishin ardhur të vrisnin liderin e opozitës? Sepse ai nuk kishte asnjë mundësi t’i çonte para drejtësisë.

Nëse ata i arrestoi policia, atëherë kishte vetëm një rrugë që ato ti jepeshin drejtësisë”, tha Berisha.

Leave a Reply