Sllovenia: Të hapen negociatat me Tiranën

Ministri i Jashtëm slloven, Anze Logar, tha se shtetet anëtare duhet të mos shtyjnë më hapjen e negociatave me Tiranën dhe Shkupin.
“Në përputhje me konkluzionet e Këshillit Europian të Marsit 2020 ne jemi të përkushtuar për të vijuar punën që duhet për të hapur edhe formalisht negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Logar tha se pas zgjedhjeve bullgare, ende ka pak shanse për të hequr veton ndaj Shkupit gjë që do të zhbllokonte edhe Tiranën.

Mesa duket do të na duhet më shumë kohë për të gjetur një zgjidhje të pranueshme sepse pas zgjedhjeve bullgare që u mbajtën me 11 Korrik duhet të shohim nëse ata mund ta krijojnë shpejt qeverinë e re. Kur ne të kemi bashkëbisedues nga pala bulllgare të jeni të sigurtë se Presidenca sllovene do të bëjë përpjekje maksimale për kompromis me Maqedoninë e Veriut”.

Ministër i Jashtëm slloven përsëriti paralajmërimin ndaj Brukselit se nëse BE nuk shpejton me procesin e zgjerimit me shtetet ballkanike të tjerë aktore globale do të zënë vendin e saj strategjik si udhëheqëse e proceseve demokratike me fqinjët që ndodhen në kufijtë e saj.

 

Leave a Reply