Sulm ndaj policisë në Teksas/ Vritet një oficer dhe 4 të plagosur

Një oficer është vrarë dhe 4 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një përleshje të armatosur që ndodhi në Teksas.

Efektivët shkuan menjëherë në vendngjarje pas të dhënave për një person të armatosur në qytetin Teksan të Levelland, por hasën në sulm paralajmërim të agresorit që ishte fshehur në banesën e tij.

Një prej policëve humbi jetën si pasojë e plagëve të marra ndërsa 4 të tjerë ndodhen në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm, 2 prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike.

Leave a Reply