Softueri demode i Shaqir Fetait

Software quhet bashkësia e programeve kompjuterike dhe të dhënat e tjera që përmbajnë instruksione që i thonë kompjuterit se çfarë duhet të bëjë. Thënë thjesht, i bie si UDB-ja e ngulitur në trurin e bashkëpunëtorit të vet që nuk di të bëjë asgjë pa instrukcionet spiuneske që i merr të përditësuara

Shkruan Haxhi Isa Xhaviti

Shaqir Fetai, “reisi” i kontrabanduar, i falsifikuar, partiakisht i instaluar dhe praktikisht i kontestuar, i shterri të gjitha televizionet lokale dhe, iu desht që ta “themelojë” një televizion personal të cilën e kishte emërtuar me “TV IKRE”! Ky “televizion” startoi me intervistën që një moderator e kishte bërë me Shaqir Fetain! Në fakt, bëhet fjalë për të njëjtën studio të cilën BFI-ja e ka më shumë se një dekadë. Zakonisht, kjo studio incizonte emisione fetare, sidomos për muajin e Ramazanit si dhe me rastet e ditëve festive islame, të cilat pastaj i emitonte në etër përmes kanalit të vet në facebuk e youtube!
Shaqir Fetai, meqë shquhet si i pafytyrë, ekspert në vjedhje dhe në plagjiaturë, rrencak e fuks, nuk e ka për dert që t’i drejtohet opinionit me fjalët “themeluam një kanal televiziv”, dhe, edhe ky “teleizion” starton me Shaqir Fetain në BFI, si “çdo gjë tjetër” madje edhe si vetë BFI-ja që po starton me instalimin e tij si një sexi lojalist i shërbimeve të ndryshme.
Po ku di Shaqir Fetai se çka do të thotë “kanal televiziv”, ku di ai se si themelohet ky kanal, kush e ka të drejtën e themelimit, në çfarë frekuencash emetohet ai kanal, ku e ka të instaluar antenën-përçuesin! Shaqir Fetai në këtë aspekt është injorant i thellë dhe, sakaq, e tradhëton edhe softuerin që e ka të vjedhur dhe të instaluar në mënyrë false.
Ajo çka pallamudë në atë intervistë është çështje më vete! Shaqir Fetai do të imponohet si “dijetar”, si “filozof”, si “i moralshëm”, si “takvaxhi”, si “menaxher” ndërsa nuk kupton se sa herë që folë e tradhëton intelegjenca e tij e thatë, e paujitur, prej demagogu, diletanti, intelegjencë e tipit të stërvitur për të përballuar përjetimin e çdo gjë të keqe në të mirë të strategjisë së “stërvitësit”!
Shaqir Fetai, së pari, fetarisht e ka të ndaluar që të përshëndesë islamikisht, apo që të lutet për myslimanët e vendit dhe më gjërë, pa u penduar në emër të Allahut dhe pa kërkuar falje prej Tij, për tërë atë veprimtari që e ka ushtruar që nga viti 1983 në dëm të myslimalnëve, të familjeve mysliman, në dëm të islamit. Ai duhet të bëjë teube e pastaj t’ju drejtohet myslimanëve, të dëshmojë se është kthyer kah Kibla dhe se ka hequr dorë nga të qenurit hipokrit e mynafik.
Shaqir Fetai që në fillim të intervistës dëshmon se vazhdon me zejen e hipokritit! Qenka një projekt shumë i madh dhe një nismë e madhe “kanali televiziv TV Ikre”, në të cilën ka incizuar dhjetra intervista e ligjerata fetare përgjatë një dekade e gjysmë sa ekziston ky “televizion” dhe që i ka të emetuar si në facebuk po ashtu edhe në kanalet e Yotub-es së BFI-së! Apo, Shaqir Fetai është i bindur se në Maqedoninë e Veriut për myslimanët gjithçka fillon me të. I druhet të kaluarës, nuk do ta përmend të kaluarën, mundësisht lutet që t’i bijmë “delete” dhe asgjë mos të kujtojmë nga e kaluara, sepse, sakaq do të na dalë para syve Shaqir Fetai, djalli vetë i kamufluar në engjëll, i cili, një ditë u çorodit fare dhe, duke shkelur çdo akt normativ, duke tradhëtuar e duke u përkrahur nga strukturat e veçanta të pushtetit, do të instalohet në krye të BFI-së, me qëllim që ta nisë “ngritjen e vetëdijes tek popullata myslimane në vend (sepse atij ia kanë prezantuar këtë popullatë si primitive, si të pamoralshme, si injorante), ta prezantojë islamin në frymën burimore, në frymën e kohës, vendit…” Shaqir Fetai, i bindur se ky “kanal televiziv” që do të emetohet përmes facebuk-ut dhe yotub-es, “do të kontribuojë për shpjegimin e islamit, në shërbim të dijes, shkencës, paqes, tolerancës, të afrimit të njerzve, të humanizmit të ambientit ku jetojmë, me qëllim që të jemi subjekt kreativ”! Shaqir Fetai na flet si për një instrument me përmasa botërore, si një projekt të organizatave më të fuqishme në botë, flet për një nismë të një epoke të re, flet tamam si i përhanë, si një somnabul që mendon se po ec në hënë apo në mars dhe se i ka ngeur vetëm edhe një hap që të ngjitet në “arsh”! Kaq të vetëpëlqyer, kaq narcis, kaq të vetëdashuruar nuk e gjenë njeriu në fytyrë të tokës!
Shaqir Fetai kohve të fundit, sa herë që lutet nga gazetarët që të flasë për gjendjen aktuale të BFI-së dhe për planet e tij, ai nis e flet i shkëputur tërësisht nga grimca intelegjente që mund ta ketë diku në kafkën e tij boshe! Flat e përzien, llapanguzë e pallamudë, sikur të jetë kompetenti i vetëm i këtij Institucioni, duke ofenduar myslimanë, duke menduar se tani me të do të nisë moralizimi i shoqërisë, duke menduar se tani me të do të nisë daveti, do të nisë shpjegimi i islamit, duke folur për “strategjitë” që i përzien me program e me plan konkret. Ai nuk di se çka është strategjia, çka është programi, çka është plani akcional. Ai nuk e di se nëse do të kishe strategji, do ta prezantonte edhe planin e vet vjetor, i cili, sikur të ekzistonte do të duhej ta kishte edhe planin akcional i cili do ta zbërthente tërë atë program, në ditë, në javë, në muaj. Ditët e para, javët e para, muaji i parë iku, u fshi nga plani akcional! Çka përfshinte ky muaj i planit akcional që u hartua mbi programin vjetor të Shaqir Fetait?! Urime dhe përshëndetje! Dmth e ka planifikuar që më parë edhe këtë plan idiotik të urimeve dhe përshënetjeve. Bota e qytetëruar, tipat e këtillë i lidhë me këmishë çmendie dhe nuk i lë në krye të vendit!
A e keni dëgjuar të marrin se si flet, sikur të ishte nga dita e djeshme në këtë Institucion! Ka vegjetuar brenda këtij institucioni tash e tri dekada, ndërsa tani e ka kuptuar se BFI-ja është një organizatë shumë e maaadhe dhe me ndikim shumë të maaadh! Se për çfarë ndikimi e ka fjalën, se në cilin ndikim mendon, këtë e di vetëm Shaqir Fetai dhe instruktorët e tij! Shaqir Fetai thotë se BFI-ja duhet të ketë një zhvillim racional, një zhvillim të thellë, që do të jetë në shërbim të popullatës myslimane. Çfarë zhvillimi i ka dhënë BFI-së Shaqir Fetai për këto tri dekada sa ka vegjetuar brenda saj! Për këto tri dekada kujt i ka shërbyer Shaqir Fetai që tani duheshka t’i shërbejë popullatës myslimane? Thënë shkurt, idiotizma të këtillë ka në tërë intervistën të cilin duket sikur po e jep para togut të ekzekutorëve dhe, sikur të jetë intervista e fundit e tij:plotë frikë, plotë pasaktësi, plotë pasiguri, plotë budallallëqe, plotë injorancë.
Hipokrizia dhe tallja me myslimanët e vendit janë dy elementat e Shaqir Fetait që dominojnë përgjatë tërë kësaj interviste. Kushdo që do ta dëgjojë këtë intervistë do ta kuptojë se cili është misioni i Shaqir Fetait, cili është kapaciteti i tij intelektual, cilat janë vlerat e tij njerëzore dhe, nëse e përcjell vetë Shaqir Fetai me pak koncentrim, do të vetëkonstatojë se bën mirë që sa më pak të dalë në opinion se po e shkakton gazin e botës duke qenë në rolin e palaços diletant.
Sa herë që e dikton veten se po flet përhanë, se po reflekton idiotizmin e vet, sakaq i kthehet Kuranit Famëlartë dhe citon ndonjë ajet kuranor.
Nga njëqind hatme në ditë t’i bëjë ky farë hafizi, nuk do të arrijë që ta kamuflojë prishuninë e tij, zemran katran, gatishmërinë e tij për t’i shërbyer edhe djallit (partisë, pushtetit) përveç Zotit. Sa herë që e përmend Kuranin bie ndesh me sjelljet praktike të tij, me synimet djallëzore të tij, me veprimet kundër akteve normative, kundër Kushtetutës së BFI-së që e organizon jetën fetare institucionale konform porosive kuranore dhe parimeve islame. Tani me myslimanët e vendit, por edhe faktorët e ndryshëm e kanë shumë të qarë se Shaqir Fetai tjetër gjë fletë tjetër gjë vepron dhe, në të dy rastet është shumë i rrezikshëm. I rrezikshëm në kuptimin jo se është i fuqishëm apo i fortë, por, i djallëzuar dhe me prapavija të errta për myslimanët e vendit dhe për perspektivën e fesë islame në këtë nënqiell.
Shaqir Fetai, për t’u treguar se sa “inelektual i madh” është, ai nuk e lë pa përmendur edhe emrat e filozofëve të shekullit XIX, sepse, ato emra i ka mësuar dhe jo se ka lexuar veprat e tyre. Shaqir Fetai ëndërron që ta marrin për “babanë e intelegjencies së kombit”! Le t’ia citojmë këtu një filozof, Sokratin, i cili ka thënë: “Unë jam njeriu më i mençur në botë, sepse unë di një gjë, e di që nuk di asgjë”! Shaqir Fetai di gjithçka, sepse kështu i kanë thënë të paraqitet ata që e instaluan duke shkelur nëpër akte normative e nëpër parime islame.
Kockën e thithin të gjithë, më tepër për argëtim se sa për ta shijuar, në fund e hedhin, sepse është rrisk i qenit!

Kliko linkun

https://www.almakos.com/dokument-bashkepunetor-i-cilit-sherbim-eshte-kreu-i-bfi-se/

Leave a Reply