Jan Somer ka folur për mediat një ditë para sfidës me Italinë që do të zhvillohet në “Olimpiastadion”.
Somer deklaroi se skuadra do të japë maksimumin përgballë Italisë.
“Mundësia që të shkojmë me penallti? Nuk do fokusohem tek ajo gjë gjatë ndeshjes. Do të jenë shumë situata të tjera që duhet të përqendrohem. Do ta kem vëmendjen te loja. Nëse do të vijë koha, stafi dhe ne do të jemi të përgatitur për atë gjë.
Ne do të fokusohemi te të gjithë lojtarët e Italisë në repartin e sulmit. Ata kanë shumë kualitet. Është për të ardhur mirë se si kemi mbrojtur deri më tani. Ne do të performojmë mirë përsëri. Nëse do të luajmë me shpirt, Italisë do t’i bëhet jeta e vështirë.
Donaruma është një portier i madh. Ai është ende shumë i ri, por ka marrë shumë eksperiencë. Mua më pëlqen shumë ta shikojë atë. Ai është një portier shumë emocionues. Trajneri i portierëve te Interi e ka trajnuar edhe atë gjithashtu në Paris”, deklaroi Somer.