Klitschko vjen në këtë dyluftim pasi ka pësuar disfatën e tij të parë në 11 vitet e karrierës së tij si profesionist në nëntorin e vitit 2015 përballë një tjetër boksieri anglez, Tyson Fury. Joshua, kampion në fuqi i versionit IBF e mbrojti titullin në muajin prill të e vitit të kaluar kundër amerikanit Charles Martin. Ai është shfaqur nervoz në konferencën për shtyp por gjithsesi se është i bindur se do ta mposhtë ukrainasin. Joshua është ende i pamposhtur në karrierën si profesionist ku ka fituar 18 ndeshje radhazi me K.O. dhe pyetjes nëse e mendonte disfatën nuk ju përgjigj ndërkohë që Klitschko e cilësoi në këtë mënyrë këtë duel. “Do të përballem me një djalosh që ka aq vjet sa unë kam kaluar në boks. Për mua kjo është një mundësi e mirë. Ndihem ende i ri, i uritur, dhe i përqendruar në objektivin tim për ti ngritur duart lart si fitimtar”, ka thënë Klitschko. Rivali i tij Joshua i lindur në Londër ashtu si Klitschko është i gjatë 1.98 metra. Të dy kanë qenë kampionë olimpikë, anglezi që ka fituar në Londër 2012 e përkufizoi kështu përballjen. “Ky është një hap drejt madhështisë dhe kam vetëm një gjë në mendje, të fitoj! Nuk është e komplikuar, kjo nuk është shkencë, është thjesht një duel. Unë nuk kam frikë, jam një luftëtar dhe eci me moton: fito, mbrohu, ec përpara!”, ka thënë Joshua para meçit që mbahet nesër. I pyetur se si do të reagonte në rast humbjeje, ai është përgjigjur: “Vërtet nuk e di, nuk kam humbur kurrë dhe nuk e di si është ajo ndjenjë”.
Trazira në Belfast pas sulmit me thikë, autoritetet paralajmërojnë masa
Dhuna dhe trazirat kanë përfshirë Belfastin dhe zona të tjera të Irlandës së Veriut pas një sulmi me thikë që…


