Ambasadori i BE Luigi Soreca teksa ishte i pranishëm në Durrës, së bashku me kryeministrin Rama, për të parë nga afër situatën e dëmeve që ka shkaktuar tërmeti i 26 nëntorit.
Ambasadori në fjalën e tij është shprehur se nuk janë vetëm shtetet anëtare të BE-së të cilat me bujarinë e tyre kanë sjellë inxhinierë të shumtë në terren, si dhe shton se kjo punë po koordinohet nga BE.
“Ne jemi në proces rekrutimi të inxhinierëve të tjerë që do të vijnë, kjo për arsye se nuk janë vetëm shtetet anëtare të BE, të cilat me bujarinë e tyre kanë sjellë inxhinierë. Kemi 50 inxhinierë këtu, që po vlerësojnë dëmin dhe do të japin vlerësimet. Siç mund ta shikoni, të gjithë po e koordinojmë këtë punë, edhe në ditët në vijim do të jemi këtu. Ka dhe shtete anëtare të cilët po dërgojnë inxhinierë të tjerë, ka dhe shtete të tjera jo anëtare të BE. Kjo punë po koordinohet nga BE”.