Vrasja e Klodian Rashës, Soreca: Ngjarja të hetohet dhe të vendoset drejtësia

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, ka reaguar për ngjarjet e ndodhur ditët e fundit në Tiranë që pas vrasjes së të riut Klodian Rasha.

Në një reagim në mediat sociale, Soreca shprehet se  vrasja duhet të hetohet dhe të vendoset drejtësia dhe qytetarët duhet të dëgjohen.

Shumë i trishtuar nga ngjarjet e ditëve të fundit. Mendimet e mia janë me familjen e Klodian Rashës. Tani është e rëndësishme që kjo ngjarje tragjike të hetohet si duhet dhe të vendoset drejtësia, dhe shqetësimet e shprehura paqësisht të dëgjohen. Por dhuna duhet të shmanget në çdo rast, nga të gjitha palët”, shkruan Luigi Soreca.

Më herët dhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ka reaguar dhe ka kërkuar hetim transparent dhe drejtësi për vrasjen e të riut Klodian Rasha.

Nga ana tjetër mijëra protetues kanë dalë sërish në rrugët e Tiranës dhe bëjnë thirrje “Drejtësi për Klodianin”.

Leave a Reply