“Sot është seancë turpi”/ Deputeti i opozitës paralajmëron protesta

Seancën e sotme ku pritet që të shkarkohet Presidenti Ilir Meta, deputeti i opozitws Lefter Maliqi e ka quajtur seancë turpi.

Ai shtoi se do jetë Gjykata Kushtetuese ajo që do thotë fjalën e fundit për Kreun e Shtetit, teksa shtoi se shtatori do të vijë me protesta.

“Sot është seancë e turpit e këtij parlamenti të kapur, kjo është një seancë qesharake, aktrim, estradë, është Gjykata Kushtetuese ajo që vendos, që shpresoj mos ta  ketë kapur Rama, se nuk ka asnjë alibi për të shkarkuar presidentit, Rama ka ngritur alibinë që një pjesë e ndërkombëtarëve dhe një pjesë e sulmon duke i vënë kushte për hapjen e negociatave. Shtatori do jetë me protesta, me mosnjohje të zgjedhjeve, por vendi është zhytur në varfëri ekstreme, vjeshta do jetë vjeshta e shqiptarëve”, tha Maliqi.

Leave a Reply