Komiteti teknik i eksperteve është mbledhur në këto momente në ministrinë e shëndetësisë, për të deklaruar vendimet që lidhen me situatën më të fundit të pandemisë në vend.
Të dhënat e regjistruara ditët e kaluara, sipas Vizion Plus, tregojnë një trend rritës të personave të prekur e po ashtu edhe të viktimave.
Si pasojë e kësaj situate, një ditë më parë kryeministri Rama lajmëroi masat e reja.
Kufizimet pritet të përfshijnë orën policore si dhe ndëshkime më të forta për shkelësit e rregullave.
Opsioni me i mundshem eshte vendosja e ores policore 20:00 deri ne 06:00.
Ndersa priten rregulla te reja dhe me strikte edhe per aktivitetin e bareve dhe restoranteve.
Po ashtu sipas paralajmerimit te qeverise, edhe kontrollet ne terren nga policia per grumbullimet dhe mbajtjen e maskave do te jene te medha.