Spanja fiton trofeun e katërt Europian me 7 fitore

Spanja bëhet ekipi i parë në historinë e një kampionati Europian që fiton trofeun me 7 fitore në 7 ndeshje.

Spanja po ashtu bëhet ekipi i parë Europian që fiton 4 trofe, i pari në vitin e largët 1966-të, më pas në 2008-të, 2012-të dhe mbrëmjen e sotme që është qershia mbi tortë.

Po ashtu Spanja është skuadra që ka golashënuesin më të ri në një kampionat Europian. Lamine Yamal shënoi për Spanjën në moshën 16-vjeçare, vetëm pak ditë para se të mbushte 17-vjeç.

Yamal shënoi në gjysmëfinale përballë Francës kur ishte 16 vjeç e 361 ditë. Spanjollët me brezin e artë në përbërje duket se edhe për shumë vite do të dominojnë futbollin europian dhe atë botëror.

Leave a Reply