Janë hapur hetime me bazë kriminale ndaj 37 shtëpive për të moshuar në Spanjë, pasi besohet se viktimat e coronavirusit janë lënë të vdesin, pa kujdesin e duhur nga stafi.
Prokurori Publik është duke hetuar 124 raste private, derisa “Ombuspersoni i Pacientëve” po i shqyrton rreth 200 çështje tjera.
Sipas pretendimeve të tyre, ata nuk janë testuar për coronavirus, nuk iu është dhënë tretmani i duhur shëndetësor, derisa familjeve ua pamundësuan që t’i marrin në shtëpi. “Ata janë lënë të vdesin”, ka thënë e afërmja e një të moshuari, që nuk mundi t’i mbijetonte infeksionit.
Nëse konstatohet pakujdesia, kundër pronarëve, autoriteteve lokale dhe stafit mund të ngrihen akuza për vrasje ose neglizhencë penale, transmeton Telegrafi.
Zyrtarët shëndetësore, kanë thënë se prokurori duhet t’i ketë parasysh të gjitha rrethanat, përfshirën edhe padijeninë rreth situatës me coronavirus, që është një sëmundje e re dhe trajtimi për të është i panjohur.
Deri më tani, Spanja është shumë e goditur nga coronavirusi, që ka shkaktuar 20,002 viktima, ndërsa 190,859 janë të infektuar.