Ka marrë fund odiseja ndërmjet dy deputetëve, Tom Doshi dhe Spartak Braho. Gjykata e Lartë ka shpallur të pafajshëm këtë të martë, kreun e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Braho, ndaj akuzave të deputetit Doshi, ku ky i fundit i kërkon 1 lekë dëmshpërblim. Doshi e kishte paditur Brahon për shpifje, pas një shqetësimi të ngritur prej këtij të fundit, për një rrezik që i kanosej stabilitetit të vendit e për të cilin bënte përgjegjës pikërisht Doshin. Pasi sqaroi pozicionin e tij, deputeti socialist e paditi eksponentin e spikatur të Lëvizjes Socialiste për Integrim penalisht për shpifje. Deputeti i LSI, akuzoi publikisht Tom Doshin se kishte falsifikuar nje raport mjekësor, për të justifikuar mungesën në Këshillin e Mandateve.
Fishekzjarrët shpërthejnë në shtëpinë e përfshirë nga zjarri në Massachusetts
Ky është momenti kur fishekzjarrët shpërthejnë brenda një shtëpie të përfshirë nga zjarri në Spencer të Massachusetts. Nuk raportohet për…