Spiunët fiilimisht e vrasin frikën pastaj e luajnë rolin e abdallit

Sa herë që Shaqir Fetai do të  zbërthehet si rrenc, si hipokrit, si mashtrues e manipulatorë, si udbash e si tradhëtarë, ai do ta injorojë këtë zbërthim të painjorueshëm duke dalur me ndonjë “urtësi” të tij sa për të treguar se është “intelektual i maaath(dh)” ose del në foto me ndonjë “personalitet kombëtar” sa për të treguar se është i “firmës patriotike”! A nuk është kjo karakteristikë e nëpunësve të sherbimit intelegjent (sidomos serb)

Shkruan Musa Aliu

Shaqir Fetai kishte marrur udhë, si një skuth, për në një event ndërkombëtar, për ç’gjë ai nuk e dinte se kështu kishte vendosur vetë Allahu Fuqiplotë që ta nxirrte në një log burrash e intelektualësh ku do ta lakuriqësonte deri në palcë dhe do ta nxirrte në pah afinitetin e tij për mashtrim, për rrena, për manipulim e matrapazllëqesh shejtanore.
Shaqir Fetai ishte e vetmja lolo e Konferencës së Kajros që e bëri për t’u qeshur Konferencën me injorancën e tij dhe me përpjekjet e djallëzuara për t’u dëshmuar si “reis” i të gjithë pjesëmarrësve në Konferencë.
Lajmet dhe informacionet që erdhën nga atje dëshmuan se Shaqir Fetai ishte personi më i urryer dhe më së shumti që ua ngjalli krupën të  gjithë pjesëmarrësve. Madje pati edhe mendim për ta dëbuar nga Kongresi në çastin kur u mundua ta quajë Shtetin e Egjiptit si “shtet islamik”, por që, në moment të fundit konstatuan unanimisht që bëhet fjalë për një njeri injorant, të padalë dhe të instaluar në krye të institucionit fetar nga faktorë antiislamistë.
Shaqir Fetai, si i padale, poston në fb-un e vet një diçiturë në formë të reportazhit ku na e idealizon “Kajron shkencore me më shumë kultura”, vend të paparë dhe të pashkelur ndonjëhere nga Shaqir Fetai. Hedhë disa fjalë “letrare” sa për të krijuar përshtypjen se ai është “intelektual i maaath” dhe për ta “përmbytur” konstatimin e papërmbytshëm se ai është injorant, manipulator, tradhëtar e shumë i djallëzuar.
A ka nevojë për të tilla përpjekje djallëzore Shaqir Fetai? Natyrisht që jo, sepse në shërbimet intelegjente kërkohen njerëz “super intelegjent”, të aftë e të shkathët në spiunim. Kot nuk thirret ky shërbim “shërbimi intelegjent” dhe ai nuk mund të funksionojë me debillë e ahmakë!
Edhe në hajni duhet të jeshë “intelegjent”, edhe në rrena duhet të jeshë “filozof”, edhe në intriga duhet të jeshë “super i shkathët”, edhe në spiunim duhet të jeshë “maestro”! Pse a nuk i ka këto cilësi Shaqir Fetai, ë?
Pikërisht këto cilësi atë dhe sojin e tij në familjen e vet, e bëjnë që më shumë të jetë krenar se sa i turpëruar në sytë e fëmijëve të vet, të familjes së vet të ngushtë, të farefisit!
Pikërisht këto cilësi atë dhe sojin e tij në familjen e vet, e bëjnë që më shumë të jetë i lumtur e i gëzuar, se sa i turpëruar, i poshtëruar dhe i tmerruar nga fakti që krejt bota e di se ka qenë bashkëpunëtorë i shërbimit më antishqiptar në botë. Shaqir Fetai nuk ka “kryer” krim, ai ka spiunuar, ai nuk ka qenë kasap, por vetëm që e ka çuar prenë te kasapi!
Prandaj, edhe të parët, edhe baballëku, edhe kushërinjtë (Milaim Fetai) edhe krejt farefisi, më shumë reflektojnë lumturi se sa trishtim, sepse ndjehen shumë rehat për faktin që i kanë shërbyer dhe i shërbejnë “sherbimit intelegjent serb”. Përmes këtij “institucioni policor serb” Shaqir Fetai e mat “intelegjencën” e vet, e cila është prej brumi me tharm arrogance, injorance, hipokrizie, tradhëtie, spiunimi…
Dhe, tërë këtij tharmi, Shaqir Fetai mundohet t’i shtojë pak “mëlmesë patriotike” duke na treguar se Kajron po e shijon nën shoqërimin e Naim Tërnavës dhe nën “mrekullitë” që po ia shkaktuaka prezenca e personit (Ismet Ademi) që asgjë nuk ka të bëjë me shqiptari e me islam por që është i infiltruari i shërbimeve sekrete “arabe”! Mjer Naim Tërnava në këtë sanduiç spiunësh. Do të ketë punë para AIK-ut, të paktën për të raportuar se në ç’valë spiunimi ishin Shaqir Fetai dhe bashkëpunëtori i tij që shumë kohë në Konferencë ka kaluar duke ndenjur me elementë të dyshimtë!

 

 

Leave a Reply