76 vjet nga sulmi me bombë atomike në Hiroshima

Qyteti japonez, Hiroshima, ka shënuar 76-vjetorin e sulmit të parë me bombë atomike në botë. Kryetari i këtij qyteti, Kazumi Matusi, u ka bërë thirrje liderëve globalë që të eliminojnë armët bërthamore gjatë ceremonisë së mbajtur në këtë qytet .

“Armët bërthamore, të zhvilluara për të fituar luftërat, janë kërcënim për asgjësim të plotë, të cilit mund t’i japim fund nëse punojmë bashkë”, u shpreh ai.

Pasi u mbajt një minutë heshtje, kryebashkiaku theksoi rëndësinë e kombinimit të përpjekjeve individuale veçanërisht në mesin e të rinjve për të inkurajuar shtetet e armatosura të ndryshojnë politikat e tyre.

Ndërsa kryeministri japonez, Yoshihide Suga theksoi nevojën për qasje “realiste” ndaj kontrollit të armëve dhe bëri thirrje për forcim të masave për ndalimin e përhapjes të këtyre armëve.

Bombardimi i Hiroshimës shkatërroi gjithçka brenda 1.5 kilometrave nga toka dhe krijoi nxehtësi të fortë prej 3,000 gradë Celsius në qendër të tij. Bomba shkatërroi 70% të qytetit duke vrarë 140,000 njerëz deri në fund të vitit 1945.

Ceremonia u mbajt në Parkun Memorial të Paqes në Hiroshima dhe numri i pjesëmarrësve ishte ndjeshëm i ulët për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe  gjithashtu edhe për shkak të  Lojërave Olimpike që po mbahen në Tokio pasi edhe televizioni kombëtar e  kaloi shpejt transmetimin tek lojërat menjëherë pas përfundimit të fjalimeve politike të të pranishmëve.

Leave a Reply