Stafi i Joe Biden i ka konsideruar skandaloze dhe të paprecedenta deklaratat e Donald Trump se demokratet po përpiqen të vjedhin zgjedhjet dhe se janë hedhur vota për tu numëruar në orën 4 të mengjesit, pasi procesi kishte përfunduar.
Bashkëshortja e Biden reagoi dhe e konsideroi skandaloz një qëndrim të tillë.
“ Është skandaloze sepse është një përpjekje për ti rrëmbyer amerikaneve të drejtat e tyre demokratike. Është e paprecedente sepse kurrë në histori një President nuk ka kërkuar të mbysë zërin e amerikaneve përgjatë zgjedhjeve, u shpreh ajo.
Stafi i Biden gjithashtu tha se është gati ti përgjigjet kërcënimeve të Trump për ta cuar rezultatin e zgjedhjeve në Gjykatën Supreme. Kemi një ekip ligjo gati ti përgjigjet cdo tentative të Trump, u shpreh ekipi i Biden.
Edhe në daljen e tij të vetme orët e fundit gjatë kohës që po numërohen votat, Biden kërkoi qetësi nga amerikanet gjatë pritjes së rezultatit.