Stoltenberg i bindur: Nuk do të përfshihemi në luftën e ens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, ka deklaruar se organizata nuk do të përshihet në konfliktin mes Ukrainës dhe Rusisë.
Gjatë një deklarate për mediat pas takimit që pati me ministrat e tjerë të NATO-s, Stoltenberg theksoi edhe njëherë se do të vazhdojë ndihma financiare për Ukrainën, por nuk do të ketë ndërhyrje ushtarake.
“Çfarë po ndodh tani në Ukrainë është e dhimbshme. Ne kemi dërguar mbështetje financiare për Ukrainën dhe do vazhdojmë ta bëjmë. Ne po japim mbështetjen tonë dhe kemi ndërmarrë sanksionet më të forta ndonjëherë dhe i kemi kërkuar Putin të ndalojë luftën. Ne kemi për detyrë të bëjmë thirrje që ai të ndërpresë luftën, sepse kjo do të shkaktonte akoma më shumë viktima. Ne kemi vendosur sanksione të forta, por në të njëjtën kohë NATO nuk mund të përfshihet në luftën e Ukrainës”, tha sekretari.
I pyetur nga gazetarët se cili është plani “B” nëse Putin nuk tërhiqet, Stoltenberg tha:
“Ne i treguam Putinit që nëse përfshihet akoma më shumë, do të paguajë akoma më shumë. Rusia duhet të ulet në bisedime dhe të gjejmë një zgjidhje. Ne shpresojmë që ky do të jetë hapi i radhës. Në të gjitha takimet ne kemi mbështetur idenë e mbështetjes së Ukrainës, por ne nuk do të jemi pjesë e konfliktit. Unë besoj se nëse përfshihet NATO, situata do të vështirësohet. Ne nuk do të jemi pjesë e konfliktit.”