Në përgjigje të situatës dhe për t’u “siguruar se nuk ka vend për llogaritje gabim në Moskë”, NATO ka forcuar ndjeshëm praninë e saj në pjesën lindore të aleancës, theksoi Stoltenberg.
“Ne kemi 130 avionë në gatishmëri të lartë. Mbi 200 anije nga veriu deri në Mesdhe dhe 1000 trupa shtesë në rajon. NATO do të mbrojë dhe çdo centimetër të territorit aleat”, tha Stoltenberg.
Deri më tani, NATO ka refuzuar të përfshihet në mënyrë direkte në konflikt, përfshirë mbylljen e hapësirës ajrore mbi Ukrainës.