Strategji e re takimesh e Shaqir Fetait

Shaqir Fetai deri më sot, shquhet si “mjeshtër” i takimeve me lloj-lloj individi, me turlifarë mahluki, vetëm e vetëm të ketë mundësi që të shesë kopalla, ndësa si kundërshpërblim, të flladitet me urimet dhe përshëndetjet e atyre që i takon! Po pse kjo dëshirë kaq e madhe për të takuar njerëz të ndryshëm?! Kur iu shfaq kjo sëmundje psikike? Natyrisht, me publikimin e dokumentit ku ai shihet se si spiunon në UDB-në serbe, nën pseudonimin ORAO, ai e ndjeu se i ikën të gjithë njerëzit! U lëshua pas strategjive të takimeve, duke ftuar njerëz dhe duke i manipuluar, trrak një foto dhe, menjëherë lajm! Tani do t’i takojë gjeneratat e Medresesë Isa Beu”

 

Nga Blerim S. Bexheti

 

Më herët ishte më e vështirë, ishte përpjekje, shtëpi më shtëpi, që të ftohen të gjithë shokët e gjeneratës në një takim të madh të gjeneratës së iks vitit shkollor! Tani është më lehtë, përmes rrjeteve sociale, brenda natës po merren vesh. Natyrisht, organizatori përpiqet në maksimum që të sigurojë sa më shumë pjesëmarrës nga gjenerata, të paguajnë një shumë simbolike, sa për të organizuar një takim gjenerate e për ta zbardhur një natë nëpër restorante të ndryshme, duke evokuar kujtime mes miqësh e shokësh të dikurshëm! Takime të tilla organizojnë gjithandej! Natyrisht, do t’i ftojnë edhe kujdestarët e klasave të gjeneratës, prej të cilëve, dikush nuk prezanton se tashmë ka vdekur, dikush nuk e ka princip t’i kthehet të kaluarës, dikush nuk ka kohë dhe, kështu, nëse prezantojnë një-dy kujdestarë klasash!

Ndërsa, këto ditë, në Medresen Isa Beu ndodhi një tjetër “takim”, i cili, më tepër t’i përkujton takimet e kurdisura nga pushtetet totalitariste, se sa takimet e sinqerta.

Gjenerata e pestë e nxënësve të Medresesë, qenkan “dyndur nga katër anët e botës” dhe realizuan një takim me stafin arsimor dhe me drejtorin e Medresesë Isa Beu, Ibrahim Idizin, i cili, natyrisht që është vënë në shërbim të korrigjimit të imazhit të Shaqir Fetait, bashkëpunëtorit të UDB-së që viteve ’80 paska spiunuar studentë shqiptarë dhe jo vetëm, në këtë shërbim famëkeq antishqiptar! Në këtë “aktivitet”, mbase fshihet sekreti i kësaj dëshire kaq të flaktë i Ibrahim Idrizit për t’i shërbyer verbërisht Shaqir Fetait! Nejse, është zgjedhje e tij personale, por, a po e sheh drejtori në fjalë se është shndërruar në lolo, në vegël realizuese të intrigave e të rrenave të Shaqir Fetait!

Nga fotot që i sheh njeriu, sakaq e krijon përshtypjen se Medresja ishte shndërruar në çerdhe udbashësh e jo në vatër e diturisë ku dikur ka mësuar edhe gjenerata e pestë!

Qenkan dyndyr nga katër anët e botës!!! Po sa nxënës kanë pasur ato dy paralele të kësaj gjenerate! Mbi shtatëdhjetë po një her! Apo, vetëm 10-15-20! Ose, kaq i gjeti drejtoi në bashkëpunim me Shaqir Fetain sa për të organizuar një takim që do të jetë në funksion të përmirësimit të imazhit të fuksit, Shaqir Fetait!

Si ndodhi që të thyen “ligjet”, principet e “takimit të gjeneratave”, si ndodhi që, sakaq, na paraqitet një “gjeneratë” që do të shprehte dëshirë të takohet jo mes vete por, me stafin arsimor, me drejtorin e shkollës dhe, për më tepër, me “reisin”, për të cilin që të gjithë janë të bindur se është instalacion i pushtetit maqedonas në krye të BFI-së!

Fare në fund, lajm përbënë edhe emocioni i ish-nxënësve kur i paskan vizituar bangat e klasës ku kanë mësuar, krevatat ku kanë fjetur, pirujt, lugët, thikat me të cilat kanë hëngër, profesorët  me të cilët janë tallur duke i quajtur me nofka të ndryshme, jo “bythlepuri”, jo “buzëpele”, jo “xhuxhi”, e me lloj-lloj nofkash!

A ju kujtohet Rankoviqi si tallej me shqiptarët që i kishte bashkëpunëtorë të vet?! Sa herë që dilte në gjyeti për të gjuajtur ndonjë derr, i detyronte bashkëpunëtorët e vet shqiptarë që të lehnin si zagarë dhe t’ia drejtojnë derrat kah pushka e tij! Shumë shpejt disa sahanëlëpirësa do të kuptojnë se Shaqir Fetait ia ka ënda që ta aktrojë Rankoviqin dhe bashkëpunëtorët e tij t’i çojë që të lehin e t’ia sjellin viktimën para këmbëve! Kaq shpirt ka Shaqir Fetai, por, edhe kaq tru kanë bashkëpunëtorët e tij!

Leave a Reply