Studimi: Grimcat e Covid-19 nga të gjithë të prekurit në botë mbushin volumin e gjysmës së kanaçes Coca-Cola

Një studim i matematikanëve anglez ka mbërritur në përfundimin, se grimcat e Covid-19 të të gjithë të prekur në botë nëse mblidhen bashkërisht mund të mbushin volumin e  gjysmës të një kanaceje Coca Cole.

Covidi deri më tani ka infektuar 106 milionë njerëz në të gjithë botën duke u marrë jetën më shumë se 2.3 milion njerëzve.

Virusi në vetvete shkruan gazeta Daily Mail është në madhësinë e  100 nanometers, 1000 herë më i hollë krahasuar me një qime floku.

Dr. Kit Yates nga universiteti i Bath në Angli ka mbërritur në konkluzionin se nëse do të vendosim një mbi një çdo Coronavirus në organizëm atëherë ekuivalenti është i barabartë sa 160 mililitër lëng.

Dr. Yates i cili ka shkruar një libër me titull “ Matematika e jetës dhe Vdekjes” u angazhua nga  BBC Radio 4 për të përllogaritur madhësinë e grimcave të koronavirusit në botë dhe hapësirën që zënë.

Tashmë është e pranueshme shkencërisht se  SARS-CoV-2 është në formën e një sfere me diametër rreth 80 dhe 120 nanometër.

Dita e gjashtë tek personat e prekur me Covid cilësohet si dita e pikut dhe sipas përllogaritje në trupin e të sëmurit numri i grimcave të virusit arrin në  100,000,000,000. 

Sipas  portalit “ Bota jonë përmes shifrave” çdo ditë në të gjithë botën testohen pozitiv me Covid gjysmë milioni njerëz.

Leave a Reply