Studimi i ri: Vaji i ullirit ul rrezikun nga demenca

Konsumimi i rreth gjysmë luge vaj ulliri çdo ditë mund të ndihmojë në zvogëlimin e rrezikut nga demenca.

Sipas një studim i ri i publikuar JAMA Netëork Open, studiuesit të cilët ndoqën rreth 90,000 pjesëmarrës gjatë gati tre dekadave, zbuluan se konsumimi i shtatë gram vaj ulliri çdo ditë lidhej me një rrezik më të ulët të demencës.

“Zgjedhja e vajit të ullirit, një produkt natyral, në vend të yndyrave të tilla si margarina dhe majoneza komerciale është një zgjedhje e sigurt dhe mund të zvogëlojë rrezikun e demencës fatale”, tha autorja e studimit, Anne-Julie Tessier.

Demenca nuk është një gjendje specifike, por një term ombrellë për një sërë kushtesh që përfshijnë humbjen e aftësisë për të menduar dhe mbajtur mend.

Derisa, sëmundja e Alzheimerit, e cila prek më shumë se 6 milionë amerikanë, është forma më e zakonshme e demencës.

Leave a Reply