Stuhitë e borës kërcënojnë Europën

Një pjesë e madhe e rajoneve italiane po përballen me ciklon polar, bora ka shkaktuar probleme në Poloni, Gjermani dhe Kroaci

Rreshjet e denduara të dëborës kanë shkaktuar probleme të shumta në shumë rajone të Italisë. Zjarrfikëset kanë kryer 60 ndërhyrje në Palermo për shkak të motit të keq, ku në Monreale  një gur u shkëput nga mali duke përfunduar pranë një shtëpie, por pa shkaktuar viktima.

Disa shtëpi gjithashtu pësuan dëmtime për shkak të rrëzimit të pemëve si pasojë e erërave të forta. Reshjet e dendura të borës që kanë goditur Molise duke shkaktuar kaos në rrugë, ku qindra shoferë mbetën të bllokuar. Ndërkaq një ortek nga mali Campitello Matese në Molise duke dëmtuar makinën e kryetarin e bashkisë të San Massimo, Alfonso Leggieri i cili fatmirësisht shpëtoi.

Bora e madhe shkaktoi probleme të mëdha ehde në Abruzzo dhe Lazios. 23 persona u shpëtuan nga ekipet e kërkim-shpëtimit mes tyre edhe një i porsalindur pasi dëbora e madhe bllokoi rrugët. Moti i keq ka goditur edhe provincën e Kozencës, me erëra të forta, borë dhe stuhi. Situata më shqetësuese është ajo e bregdetit Tirren, ku stuhitë kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme. Në disa zona, shkollat dhe disa do të qëndrojnë të mbyllura deri në përmirësimin e motit. Bora e madhe ka shkaktuar gjithashtu probleme edhe në Siçili, Sardenja ndërsa në Kampanja situata nga përmbytjet mbetet e qëndrueshme.

Moti i keq ka shkatuar probleme edhe në vende të tjera europiane. Reshjet e dendura të borës në jugperëndim të Gjermanisë janë kthyer në probleme serioze për shoferët. Në një sërë zonash, shërbimet rrugore nuk arritën të pastronin rrugën për shkak të erës të fortë dhe autostradat u bllokuan. Situata më e vështirë ishte në Saarland, ku ranë mbi 30 centimetra bore dhe sipas autoriteteve, moti i keq ka sjellë dhjetëra aksidente ku tetë persona u plagosën.

Në Poloni, rreth 300,000 njerëz janë pa energji elektrike pasi reshjet e dendura të borës dhe era e fortë kanë dëmtuar linjat e tensioni të lartë. Kushtet e pafavorshme të motit kanë shkaktuar disa aksidente me vdekje dhe vonesa të trenave, veçanërisht në jug. Shërbimet e urgjencës iu përgjigjën më shumë se 2000 thirrjeve nga njerëzit të cilët kërkonin ndihmë. Me temperaturat që pritet të bien më tej, autoritetet në të gjithë vendin janë në gatishmëri të lartë. 

Në perëndim të Kroacisë, disa zona kanë pësuar një kolaps trafiku për shkak të stuhive të borës dhe erërave të forta. Një sërë rrugësh janë mbyllur dhe trafiku i trageteve është ndërprerë. Reshje të dendura bore kanë rënë në Likë dhe Dalmaci. Në bregdet, stuhitë kanë rrëzuar pemë dhe për pasojë janë dëmtuar automjete.

Leave a Reply