Suedezët pro anëtarësimit të vendit në NATO

Sondazhi: Më shumë se gjysma e tyre kërkon që shteti të jetë pjesë e Aleancës

Gjithnjë e më shumë suedezë duan që vendi i tyre të anëtarësohet në NATO. Kështu tregon një sondazh i kryer nga instituti ”Demoskop” në Mars për të përditshmen ”Aftonbladet”.

57% e të anketuarve janë pro anëtarësimit të Suedisë në aleancën ushtarake ndërsa 21% janë ende kundër një vendimi të tillë. Ka dhe nga ata qytetarë që janë të pavendosur e që përbëjnë 22% të të anketuarve.

Suedia e ka ndërtuar politikën e saj të sigurisë mbi “mospjesëmarrjen në aleancat ushtarake“. Por lufta në Ukrainë ka ndezur një debat të gjerë mbi anëtarësimin në NATO si në Suedi ashtu edhe në Finlandën fqinje.

Qeveria po rishikon politikën e sigurisë me një raport që pritet para fundit të Majit. Socialdemokratët në pushtet po mbajnë një debat të brendshëm nëse do të heqin dorë nga kundërshtimi i tyre i gjatë ndaj NATO-s.

Leave a Reply