Suedia befason sërish: Të moshuarit të mos rrinë në izolim

Suedia që në fillim të pandemisë ka vepruar kundër të gjithë botës. Së fundmi autoritetet në Suedi u kanë sugjeruar të moshuarve që të mos rrinë më të izoluar, por të vijojnë jetën njësoj si pjesa tjetër e shoqërisë.

Suedia më parë i këshillonte të moshuarit që të shmangnin të gjitha kontaktet e afërta me njerëzit me të cilët nuk jetonin. Por shefi i shëndetit publik të Suedisë tha se vetëizolimi kishte dëmtuar të moshuarit, ndaj është marrë dhe një vendim i tillë.

Për muaj me radhë suedezët e moshuar dhe grupet e tjera në rrezik janë këshilluar të shmangin vajtjen në dyqane, përfshirë supermarkete dhe farmaci.

Johan Carlson, kreu i Agjencisë së Shëndetit Publik të Suedisë, tha se rekomandimet kishin ndihmuar në uljen e përhapjes së virusit në grupet e ndjeshme, por shtoi se izolimi kishte pasur pasoja të shëndetit fizik dhe mendor.

Ai shtoi se duke pasur parasysh që pandemia mund të zgjasë shumë, nuk mund të lëmë këto grupe të izoluara shumë gjatë.

Leave a Reply