Prokurorët suedezë kanë njoftuar të martën se janë duke punuar për paraqitjen e një kërkese të re për ta intervistuar themeluesin e Wikileaks, Julian Assange.
Autoritetet suedeze janë duke punuar në drejtim të kësaj pavarësisht thirrjes së një grupi të ekspertëve të pavarur të OKB-së për lirimin e tij.
“Në lidhje me raportin e publikuar javën e kaluar, unë dua të theksoj se raporti nuk do t’i ndryshojë vlerësimet e mija të mëparshme në hetim”, ka thënë drejtoresha e Prokurorisë Publike të Suedisë, Marianne Ny.
Ajo i është refeuraur një raporti të publikuar të premten nga Grupi Punues i OKB-së mbi Ndalimin Abritrar, i cili ka thënë se ndalimi i Assanges “duhet të mbarojë” dhe se “integriteti i tij fizik dhe lira e tij e lëvizjes duhet të respektohen”.
Assange, 44 vjeç, akuzohet nga Suedia për përdhunim, vepër të të cilat ai e mohon. Për të ikur nga thirrja e autoriteteve suedeze, Assange ka kërkuar azil në ambasadën e Ekuadorit në Londër, në vitin 2012, ku edhe vazhdon të qëndrojë.
Britania dhe Suedia i kanë hedhur poshtë gjetjet e panelit.
Prokurorët suedezë duan ta marrin atë në pyetje, në lidhje me përdhunimin që dyshohet se ai e ka kryer në vitin 2010.