Suedia pezullon përdorimin e vaksinës “AstraZeneca”

Pas disa vendeve evropiane, edhe Agjencia Suedeze e Shëndetit Publik ka pezulluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca, si një “masë paraprake”, në pritje të një hetimi nga autoritetet shëndetësore evropiane.

Gjermania, Franca dhe Italia ndaluan përdorimin e vaksinës kundër COVID, pas raportimeve nga njerëz të cilët kanë zhvilluar mpiksje të rrezikshme të gjakut si efekt anësor dhe uljes së niveleve të trombociteve pas marrjes së kësaj vaksine.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha të hënën se po merret me hetimin e të dhënave, mirëpo deri më tani, sipas agjencisë, rezulton që përfitimet e vaksinës tejkalojnë rrezikun e efekteve anësore.

“Mijëra njerëz pësojnë mpiksje gjaku çdo vit në BE për arsye të ndryshme. Numri i ngjarjeve tromboembolike në përgjithësi tek njerëzit e vaksinuar duket se nuk është më i lartë nga ajo çfarë shihet në popullatën e përgjithshme”, theksoi EMA në një deklaratë.

Leave a Reply