Ambasadori i OSBE ne Tirane, Florian Raunig, e sheh suksesin e reformës ne drejtësi, te varur nga vullneti politik pa te cilin sipas tij, nuk mund te vazhdohet me hapat e mëtejshëm. Ndaj ai apelon qe palët te ulen sa me pare ne bisedime, për ta vene ne shinat e duhura atë qe e konsiderohet me e rëndësishmja ne axhenden e reformave te Shqipërisë. Per Byronë Kombëtare te Hetimit, Raunig thotë se duhet te garantohen me çdo kusht funksionaliteti dhe pavarësia e saj. Sa i takon luftës ndaj korrupsionit, kreu i prezencës mendon qe ajo duhet përqendruar ne dy drejtime. Se pari ne pastrimin e institucioneve dhe se dyti ne ndryshimin e kulturës. Ambasadori i OSBE- se ne Tirane ka folur ne emisionin “Kapital” ne “Vizion Plus” edhe per reformën zgjedhore duke theksuar se komisioni i posaçëm është ne rrugën e duhur. I pyetur mbi sistemin qe i duhet Shqipërisë, diplomati Raunig shprehet se ai me lista te hapura i siguron me shume mundësi votuesve, për te zgjedhur si dhe e demokratizon vendin.
Fishekzjarrët shpërthejnë në shtëpinë e përfshirë nga zjarri në Massachusetts
Ky është momenti kur fishekzjarrët shpërthejnë brenda një shtëpie të përfshirë nga zjarri në Spencer të Massachusetts. Nuk raportohet për…