Sulm kibernetik qeverisë ukrainase: Përgatituni për më të keqen

Uebsajtet e qeverisë ukrainase janë hakuar në një sulm kibernetik që ndodhi këtë të premte, ku shënjestër ishin edhe disa ambasada të huaja. Ministria e Jashtme dhe ajo e Edukimit ishin mes sajteve të sulmuara ndërsa pre ranë edhe ambasadat në Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Suedisë.

Përpara se të binin sajtet u shfaq një mesazh që paralajmëronte ukrainasit që të “përgatiteshin për më të keqen”. Është e paqartë se kush fshihet pas sulmit kibernetik, por një zëdhënës tha se ka ardhur nga Rusia.

Deri më tani, Moska nuk ka komentuar ngjarjen. Qeveria ukrainase është nën presion nga fqinji i saj, pasi në kufi janë dislokuar 100 mijë trupa ushtarake ruse.

Shërbimi Sekret i Ukrainës tha se në 9 muaj ka neutralizuar 1200 sulme kibernetike ose incidente. Sulmi i të premtes nisi me një mesazh që u postua në tre gjuhë ukrainase, ruse dhe polake.

“Ukrainas! Të gjitha të dhënat tuaja personale janë publikuar në internet. Kjo është për të shkuarën, për të tashmen dhe të ardhmen tuaj”, thuhej në mesazh.

Shërbimi Sekret reagoi më vonë dhe tha se nuk është vjedhur asnjë e dhënë personale.

Leave a Reply