Rreth 40 persona të paidentifikuar të armatosur me shufra metalike dhe duke përdorur fishekzjarre si predha u përpoqën të sulmonin një stacion policie në periferitë e Parisit të Shtunën në mbrëmje, thanë zyrtarët.
“Sulm i dhunshëm natën e kaluar në stacionin e policisë të Champigny me të shtëna mortaje dhe predha të ndryshme. Asnjë oficer policie nuk u lëndua,” tha policia e Parisit në Twitter të dielën.
Policia postoi një video që tregon një breshëri fishekzjarresh në drejtim të stacionit të policisë në Champigny-sur-Marne, rreth 15 km në juglindje të qendrës së Parisit. Autorët e sulmit u përpoqën të hynin me forcë në stacion, por nuk arritën ta bënin një gjë të tillë.
Askush nuk u arrestua, por pati thyerje xhamash në stacion dhe makina të dëmtuara.
Motivi i sulmit, i treti në këtë stacion policie në dy vjet, nuk ishte i qartë.