Të shtëna me armë janë regjistruar mengjesin e kësaj të marte në një spital në Republikën e Çekisë.
Më konkretisht ngjarja e rëndë është regjistruar në qytetin Ostrava në verilindje të vendit.
Deri tani bilanci është 6 të vdekur dhe disa të plagosur.
Ministri i Brendshëm, Jan Hamacek deklaroi se një person I armatosur rreth 1 metër e 80 cm hyri në spitalin Universitar të Ostravës dhe nisi të qëllojë me armë drejt personelit dhe pacienteve.
Autori arriti të arratisej e për këtë arsye janë vënë në dispozion forcat speciale ceke, mjete te blinduara dhe helikoptere për ta kapur.
![](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2019/12/081347290-5ed69a3c-48e8-4012-a5be-94751c7b663d.jpg)