BE-ja shpreh tronditjen dhe neverinë për sulmin terrorist në vendin e koncerteve në Crocus të Moskës.
Përfaqësuesi i politikës së jashtme të BE-së, Peter Stano, përmes një postimi në rrjetin social “X”, thotë:
“BE-ja është e tronditur dhe e tmerruar nga raportet për një sulm terrorist në vendin e koncerteve të Crocus City Hall në Moskë. BE dënon të gjitha sulmet kundër civilëve. Mendimet tona janë me të gjithë ata qytetarë rusë që janë prekur”, ka shkruar Peter Stano.