Sulmi me 40 të vrarë në Moskë/ Reagon BE: Jemi të tronditur dhe të tmerruar

BE-ja shpreh tronditjen dhe neverinë për sulmin terrorist në vendin e koncerteve në Crocus të Moskës.

Përfaqësuesi i politikës së jashtme të BE-së, Peter Stano, përmes një postimi në rrjetin social “X”, thotë:

“BE-ja është e tronditur dhe e tmerruar nga raportet për një sulm terrorist në vendin e koncerteve të Crocus City Hall në Moskë. BE dënon të gjitha sulmet kundër civilëve. Mendimet tona janë me të gjithë ata qytetarë rusë që janë prekur”, ka shkruar Peter Stano.

Leave a Reply