Katër nga pesë të plagosurit në xhaminë te rruga e Kavajës, pritet të dalin nga spitali dhe vetëm njeri prej tyre do të qëndrojë pak me gjatë për shkak se ka me shumë dëmtime.
Dëmtimet e të plagosurve janë kryesisht në gjymtyrë dhe në kokë.
Ndërkohë pritet edhe një komunikatë nga spitali i Traumës lidhur me shëndetin e të plagosurve.
Sipas te njohurve të personave të përfshirë në ngjarje, të plagosurve janë goditur 2 herë secili.
Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 14:30 të ditës së sotme në xhaminë “Dine Hoxha” ku Rudolf Nikolli, i armatosur me thikë hyri në xhami dhe goditi disa besimtarë të cilët ishin duke kryer rite fetare.
Ai u neutralizua dhe arrestua nga policia si dhe është sekuestruar dhe arma e ftohtë thika me të cilën ka plagosur 5 persona.