Surprizë në Kupën e Italisë

Kremoneze eliminon Romën

Kremoneze bëri një hap historik, duke u kualifikuar në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë.

Skuadra nga Lombardia mundi Romën me rezultatin 2 – 1. Kundërshtari i Kremonezes do të jetë Fiorentina që eliminoi Torinon pas suksesit 2 – 1 mbrëmjen e së mërkurës.

Të enjten do të luhet përballja Lacio – Juventus. Fituesi do të sfidojë Interin në gjysmëfinale.

Leave a Reply