Ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca ka zbuluar kërkesën që i ka bërë opozitës dhe mazhorancës në takimin me drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Zgjerim në Bashkimin Evropian, Christian Danielsson.
Me anë të një postimi në Twitter, Soreca tregon se i kërkoi të dyjave palëve të rivendosin një mjedis më konstruktiv politik, ndërkohë që shpreson që ftesa e tyre të dëgjohet.
‘Unë shpresoj për të gjithë qytetarët e Shqipërisë që ftesa jonë për të rivendosur një mjedis më konstruktiv politik nuk është lënë të padëgjuara. Ky është një mision i përbashkët kombëtar “. @ DanielssonEU në fund të një vizite shumë intensive dhe konstruktive një-ditore në Tiranë’, shkruan Soreca.