Kryeministri Rama ka deklaruar para grupit parlamentar të PS, referuar dialogut me Greqinë dhe takimit me Tsipras, se jemi në një moment jashtëzakonisht pozitiv. Rama deklaroi se firmosja e partneritetit strategjik me Greqinë është shumë afër.
“Jemi në një moment jashtëzakonisht pozitiv në dialogun me Greqinë. Partneriteti strategjik me Greqinë është shumë afër. Do të presimin përfundimin e shkruar të këtij procesi dialogu dhe negociatash, duke filluar nga ligji absurd i luftës, marrëveshja për kufirin detar, garantimi i të drejtave të shqiptarëve dhe në veçanti të komunitetit çam”, tha shefi i qeverisë