Talebanët lejojnë të huajt të largohen

Këto do jenë ndër fluturimet e para ndërkombëtare që do të nisen nga aeroporti i Kabulit që kur milicia islamike kapi kryeqytetin në mes të Gushtit, duke shkaktuar evakuimin kaotik të udhëhequr nga SHBA të 124,000 të huajve dhe afganëve në rrezik.

Ky vendim vjen pasi talebanët prezantuan qeverinë e tyre të re. Por komuniteti ndërkombëtar ka qenë i shqetësuar pasi në poste politike janë vendosur figurave të dyshimta, dhe në kabinet ka vetëm burra.

Qeveria e re është parë si një sinjal se regjimi i tyre nuk do të jetë me tolerant dhe më i moderuar siç ata kishin paralajmëruar përpara marrjes së pushtetit të tyre .

Shumë shtete i kanë bërë thirrje qeverisë talebane të respektojë të drejtat themelore të njeriut , të ringjallë ekonominë, e cila po përballet me kolaps.

Më herët Bashkimi Evropian është shprehur se është e vendosur për të mos i njohur talebanët, por ka thënë se është gati të vazhdojë ndihmën humanitare për Afganistanin.

Leave a Reply