Talebanët nuk e shohin veten fajtorë për kaosin dhe dhunën në aeroportin e Kabulit.
Një zyrtar taleban i tha “Reuters” se grupi nuk mund të fajësohet sepse përparësia kryesore e talebanëve është ruajtja e rendit dhe ligjit.
Bisedimet midis udhëheqësve talebanë në lidhje me fatin e anëtarëve të ushtrisë kombëtare afgane kanë filluar, sipas zyrtarit.
Disa nga anëtarët e lartë të grupit kanë filluar regjistrimin e armëve, municioneve dhe automjeteve të lëna pas nga forcat amerikane dhe aleate.