Autoritetet në Rripin e Gazës njoftuan se Izraeli ka liruar rreth 150 të burgosur palestinezë, të arrestuar gjatë operacioneve ushtarake në enklavë. Ata pretendojnë se personat e liruar janë keqtrajtuar gjatë kohës që kanë qenë në paraburgim.
Që nga fillimi i luftës kundër Hamasit, ushtarët izraelitë kanë arrestuar dhjetëra njerëz nga Rripi i Gazës, i kanë mbajtur pa akuza dhe kanë liruar disa prej tyre.
Është e qartë se u keqtrajtuan rëndë pasi disa prej tyre u dërguan për trajtim në një spital, tha zyrtari palestinez për AFP.
Grupi i të burgosurve u çua jashtë territorit izraelit përmes pikës kufitare Kerem Shalom, sipas një reporteri të AFP-së dhe Autoritetit Palestinez për Kufijtë.
Pasi kaluan në territorin palestinez, ata morën ndihmën e parë në spitalin Rafah në pjesën jugore të Rripit të Gazës. Një nga të burgosurit e liruar tha se ai dhe një shok i tij janë rrahur dhe torturuar gjatë ndalimit të tyre. “Ushtria lëshoi qen mbi ne për të na sulmuar. Na rrahën dhe na torturuan”, tha ai.
Muajin e kaluar, agjencia e kalimit kufitar tha se 56 palestinezë të liruar nga burgjet izraelite “kishin prova” se ishin torturuar në paraburgim. Ushtria izraelite e mohoi.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinë (UNRWA) shprehu gjithashtu shqetësimin e saj për fatin e të burgosurve të Gazës.