Pandemia e COVID-19 po vazhdon ta godet rëndë botën, e për këtë zyrtarë të vendeve të ndryshme po ndërmarrin masa të ndryshme që ta luftojnë këtë pandemi apo të paktën të tentojnë ta parandalojnë përhapjen e mëtejme.
Kështu Turqia ka njoftuar se të gjithë ata persona që planifikojnë ta vizitojnë këtë vend pas 15 marsit, duhet të mbushin një lloj formulari më të dhëna personale në ueb-faqen e ministrisë turke të Shëndetësisë.
Kjo është konfirmuar edhe nga zyrtarë të kësaj ministrie, që kanë bërë të ditur se e tërë kjo po bëhet me qëllim që ruhet shëndeti i të gjithëve.
Kujtojmë që në Turqi si në shumë vende tjera të botës, ka filluar vaksinimi i qytetarëve me vaksinat kundër COVID-19. /Telegrafi/