Të martën në 6 tetor Brukseli do të publikojë progres raportin për Shqipërinë. Që prej vitit 2018 paketa e zgjerimit publikohej në pranvere por këtë herë për shkak të pandemisë së koronavirusit, komisioni europian ka vendosur publikimin e saj në fillim të muajit tetor.
Paketa përfshin analizën vjetore të procesit të zgjerimit si dhe raportet e detajuara për progresin që vendet kandidate kanë bërë në lidhje me integrimin në bashkimin europian.
Deri më tani asnjë detaj i paketës së zgjerimit nuk është zbuluar, por vetë komisioneri i zgjerimit Oliver Varhelyi do të vizitojë rajonin 24 orë pas publikimit të progres raporteve. Axhenda dyditore e komisionerit përfshin takime në 5 vende të Ballkanit perëndimor dhe në Shqipëri do të jetë të mërkurën në 7 tetor.
Gjatë qëndrimit në tiranë komisioneri për zgjerimin do të takojë kryeministrin edi rama por edhe liderin e opozitës lulzim basha.
Por kjo vizitë nuk do të lidhet vetëm me procesin e zgjerimit por edhe me Planin Ekonomik dhe të Investimeve të Komisionit Evropian që pritet të publikohet në 6 tetor.
Përsa i përket zgjerimit, komisioni pritet të japë një rekomandim pozitiv për Shqipërinë në lidhje me konferencës ndërqeveritare, por vendimi final u takon vendeve anëtare të BE që do të mblidhen në dhjetor.
Sipas konkluzioneve të këshillit në marsin e këtij viti, para konferencës së parë ndërqeveritare Shqipëria duhet; miratojë reformën zgjedhore sipas rekomandimeve të osbe-odihrit, duhet të ketë një gjykatë kushtetuese dhe një gjykatë të lartë funksionale dhe të përfundojë ngritjen e organeve që do të luftojnë krimin e organizuar e korrupsionin.
Veçanërisht ngritja e gjykatës kushtetuese dhe asaj të lartë duket një sfidë e vështirë, në mos pamundur për t’u realizuar brenda këtij viti.