Të paktën 5 persona u plagosën mbrëmjen e kaluar pas të shtënave në qytetin suedez të Helsingborgut.
Sipas DW, 3 nga të plagosurit u dërguan në spital.
Historia e të shtënave në Helsingborg, qyteti i dytë më i madh në Suedinë jugore pas Malmos mbetet ende e panjohur.
Shteti skandinav është duke luftuar bandat kriminale që janë në luftë me njëri-tjetrin, veçanërisht në qytetet e mëdha, por është ende e panjohur nëse të shtënat ka lidhje me bandat.