Të shtëna me armë zjarri në Suedi, 5 të plagosur

Të paktën 5 persona u plagosën mbrëmjen e kaluar pas të shtënave në qytetin suedez të Helsingborgut.

Sipas DW,  3 nga të plagosurit u dërguan në spital.

Historia e të shtënave në Helsingborg, qyteti i dytë më i madh në Suedinë jugore pas Malmos mbetet ende e panjohur.

Shteti skandinav është duke luftuar bandat kriminale që janë në luftë me njëri-tjetrin, veçanërisht në qytetet e mëdha, por është ende e panjohur nëse të shtënat ka lidhje me bandat.

Leave a Reply