Biden: Putin do të paguajë, ndërhyri në zgjedhje. Rusia tërheq ambasadorin
Klima e tensioneve mes Washington-it dhe Moskës po rikthehet. Shkak këtë herë është raporti i fundit i shërbimeve amerikane të zbulimit konstatuan të tjera përpjekje nga Rusia për ndikim në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 3 Nëntorit në Shtetet e Bashkuara.
Moska tërhoqi ambasadorin në Washington Anatoli Antonov për konsultime mbi të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Rusi, pasi presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi se Vladimir Putin do të paguajë një çmim për këtë veprimtari.
Në një intervistë televizive, shefi i Shtëpisë së Bardhë e quajti “vrasës” homologun e Kremlinit për të cilin është i bindur se u përpoq të helmojë liderin opozitar rus Aleksei Navalni. Për Moskën, kjo po ashtu është e papranueshme. Në raportin e shërbimeve amerikane të zbulimit shkruhej se Putin urdhëroi agjencitë qeveritare ruse të hidheshin në veprim për të minuar fushatën e Biden për të mbështetur Donald Trump-in.