Tensionet me Rusinë, kryediplomati i BE viziton Ukrainën dhe shpreh mbështetjen e unionit

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, do të zhvillojë sot një vizitë në Ukrainë, në një kohë kur tensionet me Rusinë janë në kulm të tyre.

Borrell mësohet se do të udhëtojë në Ukrainën lindore dhe do të shoh nga afër situatën në kufirin me Rusinë, aty ku janë vendosur trupa ushtarakë.

Kryediplomati do të shoqërohet nga ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba. Pas vizitës në kufi ai do të udhëtojë drejt Kievit për të takuar dhe krerët e tjerë të shtetit.

Komisioni Evropian në një reagim lidhur me këtë vizitë shkruan se kjo tregon qartë mbështetjen e BE për Ukrainën dhe integritetin territorial në një kohë kur vendi përballet me veprime ushtarake.

Vizita vjen më pak se një javë përpara se zyrtarët amerikanë dhe rusë të takohen në Gjenevë, ku ndërmjetës do të jenë dhe zyrtarët e NATO-s.

Leave a Reply