Tensionet Rusi-Ukrainë, SHBA gati 8500 trupa

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kalojnë në gadishmëri 8500 trupa për çdo situatë të paparashikuar në tensionet në rritje mes Ukrainës dhe Rusisë. Presidenti Biden deklaroi se është i gatshëm për mbështetje për forcën e reagimit të NATO-s nëse ajo aktivizohet.

Rreth 8,500 trupa amerikane janë vënë në gatishmëri të shtuar për një dislokim të mundshëm në Evropën Lindore si nje kundërpërgjigje ndaj Rusisë.

Ky është hapi i fundit që SHBA ka ndërmarrë për t’u përgatitur për një pushtim të mundshëm rus të Ukrainës që zyrtarët kanë paralajmëruar se mund të jetë i afërt.

Zëdhënësi i Pentagonit tha se “pjesa më e madhe” e trupave amerikane të vendosura në gatishmëri të shtuar kishin për qëllim të rrisnin forcën e reagimit të shpejtë të NATO-s, por shtoi se ato do të “vendosen të jenë të gatshme edhe për çdo rast tjetër të paparashikuar”.

“Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë hapa për të rritur gatishmërinë e forcave të tyre brenda dhe jashtë vendit, kështu që ato janë të përgatitura për t’iu përgjigjur një sërë situatash të paparashikuara, duke përfshirë mbështetjen për forcën e reagimit të NATO-s nëse ajo aktivizohet,” tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby. Ai vuri në dukje se Forcat e Reagimit të NATO-s “përbëjnë rreth 40,000 trupa shumëkombëshe”.

Biden po shikon mundësinë për forcimin e niveleve të trupave amerikane në Baltik dhe Evropën Lindore me zyrtarët e tij të lartë ushtarakë.

Kirby tha se SHBA-ja “ua ka bërë të qartë aleatëve të krahut lindor se ne jemi të përgatitur të forcojmë aftësitë e tyre nëse ata kanë nevojë për të.”

Biden mbajti një video-telefonatë të sigurt 80-minutëshe me liderët evropianë të hënën pasdite, për të cilën Shtëpia e Bardhë tha se ishte pjesë e konsultimit dhe koordinimit të administratës me aleatët evropianë në përgjigje të ngritjes ushtarake të Rusisë.

Biden u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se kishte “unanimitet të plotë” me liderët evropianë për thirrjen. 

Leave a Reply