Situata e tensionuar vjen pas dhunës në Bregun Perëndimor
Ushtria izraelite kryen sulme ajrore përgjatë kufirit Gaza-Izrael kurse gjatë natës, palestinezët kanë lëshuar gjashtë raketa.
Sulmet ndërkufitare pasuan një operacion në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor, ku përveç 11 viktimave u plagosën më shumë se 100 njerëz.
Fraksioni militant palestinez Xhihadi Islamik nuk e mori drejtpërdrejt përgjegjësinë për sulmin me raketa, por bëri të ditur se kishte të drejtë të mbrohej kundër agresionit izraelit.
Egjipti dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara janë angazhuar si ndërmjetësues për ta qetësuar situatën.