Deputeti i PD, Tritan Shehu, reagon pas vendimit të mazhorancës për t’u tërhequr nga zhvillimi i komisioneve online. Shehu e ka cilësuar këtë një “tërheqje të imponuar nga rezistenca”.
Sipas deputetit, “kjo është një ‘prapaktheu’ e Ramës&Co nga një element i atij skenari, që synon thellimin e autokracisë, deformimin e demokracisë, implementimin e modeleve të autokratëve lindorë”.
“Terheqja nga “Komisionet on line”, terheqje e imponuar nga rezistenca!
Ne fakt kjo eshte nje terheqje e maxhorances nga nje tentative per “grusht shteti” ne Kuvend!
Eshte nje rivendosje per kete ceshtje e te drejtes ligjore e kushtetuese jo vetem e opozites, por dhe e te gjithe deputeteve te Kuvendit qe u tentua tu “mbyllej” goja, e medias ne terresi qe u tentua te lihej ne terr, e opinionit publik qe ju mohua e drejta per tu informuar e ndjekur debatet e atyre per te cilet ka votuar.
Kjo eshte nje “prapaktheu” e Rames&Co nga nje element i atij skenari, qe synon thellimin e autokracise, deformimin e demokracise, implementimin e modeleve te autokrateve lindore.
Nuk eshte nje “kthese” e gjere dhe e bazuar ne mirekuptimin, deshiren e Rilindjes per te korregjuar gabimet e saj e as nje shenje vete permiresimi e ndergjegjesimi.
Eshte thjesht nje terheqje momentale e imponuar nga rezistenca, nga paralajmerimi e veprimi per te mos njohur e marre pjese ne te tilla “mbledhje” pa vlere e ne kundershtim me Kushtetuten, rregulloren, edhe jo ne perputhje as me masat e pergjitheshme epidemiologjike ne vend.
Pra mos te kemi ilzione. Rregjimi ngel rregjim, ndaj te cilit veprimet opozitare duhet te jene cdo dite e me te forta, me te vendosura e me te gjera”, shkruan Shehu.