Tërheqja nga Kherson zhgënjen mbështetësit e Kremlinit në Ukrainë

Tërheqja e trupave ruse nga qyteti ukrainas i Khersonit ka zhgënjyer mbështetësit e politikave të Kremlinit. Kjo lëvizje e fundit e Moskës pavarësisht se u argumentua me taktikën e mbrojtjes së jetëve të ushtarëve shihet si poshtërim nga një pjesë e rusëve.

Kremlini pohoi se ky plan do të bënte të mundur zhvendosjen e linjave të mbrojtjes në bregun lindor të lumit Dnieper, ndërkohë që pranoi se ushtria po përballej me probleme furnizimi dhe për këtë arsye nuk mund ta mbanin më qytetin.

Tërheqja nga Khersoni duke ia dorëzuar atë ukrainasve lë një vakum në justifikimin e Moskës sesi qyteti i aneksuar nga Rusia tashmë iu dorëzua sërish ukrainasve, pasi kjo do të hidhte poshtë aneksimet e 30 shtatorit dhe tashmë një nga katër rajonet nuk do jetë më pjesë e Federatës Ruse.

Rusia u investua fuqishëm në Khersona që në fillim të marsit kur pushtoi qytetin duke shpërndarë pasaporta ruse, duke shpallur aneksimin  me anë të referendumeve si dhe duke e cilësuar atë pjesë të Federatës në fjalimin pompoz të Putinit më 30 shtator.

Por gjërat në terren kanë treguar të kundërtën dhe Rusia duket se nuk ka rrugë tjetër veçse të largohet andej nga kishte ardhur. Përveç Khersonit që ra në duart e ukrainasve vijon avancimi edhe në Luhansk.

Leave a Reply