Tërhiqen nga kufiri me Ukrainën disa trupa ushtarake të Rusisë

Disa trupa ushtarake të Rusisë të pozicionuara në kufirin me Ukrainën janë tërhequr. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria Ruse e Mbrojtjes.

Agjencia e lajmeve Interfax shkruan se pas përfundimit të stërvitjeve ushtarake pranë kufirit ukrainas, disa trupa ruse po tërhiqen.

Por stërvitjet në shkallë të gjerë në të gjithë vendin vazhdojnë, vijon artikullin “Interfax”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe besojnë se ka ende një shans për të arritur një marrëveshje me Rusinë dhe për të ulur tensionet përsa i përket situatës së Ukrainës.

Si pjesë e përpjekjeve diplomatike, sot Kancelari gjerman Olaf Scholz do të takohet me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin. Ndërkohë që një ditë më parë, Scholz zhvilloi një takim me Presidentin ukrainas.

Leave a Reply